Tel: (+355) 44 30 9001 Email: info@allinone.al

Kjo policë mbron udhëtarët nga kostot mjekësore kur udhëtojnë jashtë Shqipërisë. Në këtë mënyrë gjatë udhëtimeve për turizëm, studime apo biznes, nuk bëhemi barrë për të tjerët pasi shpenzimet në rast aksidenti apo sëmundje të papritur mbulohen nga kompania e sigurimit. Falë rrjetit të gjerë mbarëbotëror të klinikave dhe spitaleve, ju do të merrni shërbim mjekësor për të cilin keni nevojë. 

Me liberalizimin e vizave për Shqipërinë këtë policë sigurimi duhet ta marrë çdo individ që do të udhëtojë jashtë territorit të Shqipërisë, për turizëm, për studime dhe trainime apo për qëllime biznesi. Polica mund të lëshohet për një periudhë sigurimi nga 1(një) deri në 365 ditë.

Kjo policë sigurimi mbulon shpenzimet mjekësore emergjente në rast të një sëmundje akute, të papritur apo edhe në rast të një aksidenti të pësuar nga i siguruari gjatë periudhës së sigurimit ndërsa ndodhet në udhëtim jashtë territorit të Shqipërisë. Gjithashtu kjo policë mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundje apo në rast të humbjes së jetës.

Sa kushton?

Primi për këtë sigurim ndryshon në varësi të zonës së cilës i përket shteti i destinacionit dhe kohës së planifikuar të qëndrimit.