Tel: (+355) 44 30 9001 Email: info@allinone.al

Është polica e detyrueshme e sigurimit me të cilën duhet të pajiset çdo automjet me targa të huaja që qarkullon në Shqipëri.

Kontrata Kufitare mbulon përgjegjësinë ndaj palëve të treta për mjetet motorike me targë të huaj që qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Përmes këtij produkti, Kompania e sigurimit mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik, në përputhje të plotë me parashikimin e Ligjit lidhur me dëmet materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar. Këtu përfshihen edhe dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët si dhe ato pasurore.

Sa kushton?

Tarifat për këtë sigurim janë të përcaktuara nga Ministria e Financave dhe janë të njëjta për të gjitha kompanitë e sigurimit. Ato ndryshojnë në varësi të kategorisë të mjetit motorik dhe kohëzgjatjes së kontratës së sigurimit ( e cila mund të jetë për 15, 20, 25, 30, 45 ditë apo 1 vit).

Testo Shpejtesine


Rrjetet Sociale

Foto Galeri

Cfare thone klientet

Interneti eshte shume i shpejte, gjithashtu edhe support-i. 

Besmir ALIA, dyqaniim.com

Pse te zgjedh AIO

Sherbimet me te mira sot i gjeni me prane jush.

Na ndiqni ne Facebook

Fituesit e Shorteut

02 Dec 2015
Shorteu i fundvitit